You Are Here: Home » Mjekësi » PEDIATRI » NGA SE SHKAKTOHET SIMFIZA PUBIKE?

NGA SE SHKAKTOHET SIMFIZA PUBIKE?

Nga Lorena Stroka

Simfiza pubike e njohur ndryshe si ngjitja e buzëve të vogla nuk është aspak e rrallë te vajzat e vogla, madje bashkë me vulvovaginitetin janë nga problemet më të shpeshta gjinekologjike në fëmijëri. Organet gjenitale të jashtme të një foshnjeje (vajzë) ndryshojnë dukshëm nga ato të një femre të rritur. Në qoftë se vetëpyeteni se nga se shkaktohet simfiza pubike, përgjigja është shumë e thjeshtë, ajo shkaktohet nga mungesa e estrogjeneve dhe zakonisht nuk krijon probleme në jetën e mëvonshme (rreth moshën nëntë vjeçare pamja e organeve fillon të ndryshojë gradualisht). Për shkak të mungesës së estrogjeneve, lëkura e vulvës është shumë e hollë dhe e ndjeshme. Fërkimet dhe urina fare lehtë mund të dëmtojnë sipërfaqen e buzëve. Gjatë fazës së shërimit të zonës së acaruar, anët e buzëve bashkohen me njëra-tjetrën dhe krijojnë një membranë të hollë e të tejdukshme. Membrana në fjalë mund të mbulojë pothuajse të tërë hyrjen e vulvës./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2014 AlbStroka.com

Scroll to top