You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SEKRETE TË VOGLA PËR FLOKË TË ARTA (foto ilustruese)

SEKRETE TË VOGLA PËR FLOKË TË ARTA (foto ilustruese)

© Lorena Stroka

Nuk e di se çfarë vëreni ju, por, gjëja e parë që unë shikoj te një femër janë flokët, sidomos kur janë të gjata, nga natyra, jo parukierja. I kam pikë të dobët, më pëlqejnë shumë kur janë të dendura dhe të krehura mirë. Nuk jam e fiksuar pas ngjyrave, (dhe pse parapëlqej flokët e verdha). Ato që s’shikoj dot me sy janë extensions (tufat/zgjatimet artificiale), kaq shumë të përhapura në ditët tona.

Ato pak herë që kam vizituar Shqipërinë, kam vënë re se vajzat aty rëndohen shumë, sa në makijazh, po aq dhe në veshje. Vajzat 18-20 vjeçe ngjajnë sikur janë së paku 30 vjeçe. Mendojnë se në këtë mënyrë bëhen më tërheqëse, më të bukura, më femra. Dhe kjo është gabim, vajzat në këtë moshë janë të freskëta dhe s’kanë nevojë të mbingarkohen. Nejse… kjo është një temë që kërkon shumë diskutim…

Sot, dua të shkruaj për flokët… Flokët mund të rrëzojnë psikologjinë e femrës nga një çast në tjetrin. Çdo mëngjes, kur qëndrojmë para pasqyrës, vrasim mendjen se si do t’i rregullojmë flokët sot. Herë duket sikur na e ka fajin prerja,  herë tjetër dendësia e kështu me rradhë… Dhe në të vërtetë, fajin e kemi vetë NE, ne që nuk bëjmë zgjedhje të përshtatshme, mundohemi të ndjekim modën, tendencën e ngjyrave sipas sezoneve, dhe në fund mbetemi të pakënaqura. Mirë është të marrim ide të reja, por jo t’i ndjekim të gjitha. Çdo njeri ka stilin e vet. Është e papranueshme të qarkullojmë të gjitha me të njëjtën ngjyrë flokësh, të njëjtën prerje dhe të njëjtën gjatësi. E rëndësishmja është të gjejmë atë që na shkon neve, jo shumicës. Stilistët dhe hair stylist-ët bëjnë punën e tyre, fundja për atë punë paguhen, kjo s’do të thotë se duhet t’i dëgjojmë për të gjitha.

Së pari, duhet të kujdesemi për shëndetin e flokëve, të konsumojmë ushqime të pasura me vitamina dhe jo kalori. Dhe së dyti, të gjejmë ngjyrën që na shkon. Në treg, qarkullojnë dhjetra lloje bojrash… plot me përbërës të dyshimtë e të rrezikshëm… Akoma dhe ngjyrat (bojërat) natyrale që shiten në farmaci kanë përqindje të lartë kimikatesh, prandaj në qoftë se nuk doni ndryshime të shpejta përdorini sa më rrallë.

Padyshim ngjyra më tërheqëse vazhdon të jetë e verdha. Mirëpo, që ta mirëmbash këtë ngjyrë (për biondet natyrale) apo ta zgjedhësh në të ardhmen, nevojitet shumë mund e kujdes. S’është e lehtë të lyesh flokët çdo dy javë. Dhe nuk flas vetëm për koston, por, dhe për rrezikshmërinë që mund të përmbajnë produktet e tregut (bojërat).

Unë flokët e mia, nuk i kam lyer asnjëherë, i kam të gjata, me onde dhe tërësisht natyrale (për të ruajtur ngjyrën e artë, përdor vetëm kamomil). Jo se s’më ka shkuar ndërmend t’i ndryshoj, por, në atë kohë kur desha të bëja një ndryshim të vogël, nëna ime më ndaloi:”Jo, nuk do të lejoj të bësh një marrëzi të tillë, tani je e vogël dhe nuk e kupton, por më vonë do të më kujtosh dhe falënderosh”, dhe vërtet ashtu ndodhi, sot, i jam mirënjohëse për këshillat e saj (akoma dhe në lidhje me grimin, deri në moshën 17 vjeçe nuk kisha provuar as lip gloss, e jo më makeup).

Flokët janë gjysma e bukurisë, prandaj ia vlen të kujdeseni për to. Një fytyrë sado e grimuar mirë, asnjëherë nuk do të shkëlqejë në rast se flokët janë të rralla, të pakrehura mirë, dhe mbi të gjitha pa ngjyrën e duhur.

Ngjyra e flokëve duhet të jetë pranë ngjyrës së lëkurës, pra, akoma dhe nëse i lyeni, mos ndryshoni tërësisht ngjyrë, për shembull, një lëkurë-bardhë si puna ime me flokë të zeza do të ngjante shumë keq.

 

Mikesha të dashura, në qoftë se doni të çelni/hapni ngjyrën e flokëve tuaj në mënyrë natyrale (si dhe të vazhdoni të keni qime në kokë, se me bojrat e shumta, shumë shpejt do të nevojiteni paruke), do t’ju këshilloja mënyrat e mëposhtme… Janë shumë të thjeshta dhe të efektshme. Këto janë veç disa këshilla, kushdo i ndjek, kushalbstroka-floke-me-onde-voluminoze-lorena-stroka-foto nuk do, vazhdon të bëjë ato që bënte deri sot…

LIMONI: Lëngu i limonit me acidet që përmban mund të hapë dy deri në tre tone ngjyrën e flokut, kryesisht nëse kombinohet dhe me pak ekspozim në diell. Akoma dhe në dimër, limoni mund të bëjë mrekullira, mjafton që të mos keni flokë të zeza, si dhe të mos nxitoheni për rezultate të menjëhershme. Çdo herë, para larjes, aplikoni në flokët tuaja lëng limoni për rreth një orë. Gradualisht, do të shihni se ngjyra do të hapet. Ka të ngjarë që para se të “biondëzohen” , të marrin ngjyrë të kuqrremtë. Në rast se ndodh kështu, vazhdoni t’i lani disa herë, derisa të zhduket plotësisht.

UTHULLA: Një produkt natyral që jo vetëm rihap ngjyrën e flokëve, por, u jep edhe shkëlqim. Para se t’i lani, merrni një filxhan çaji, mbusheni me uthull dhe lagni flokët, lereni të veprojë për rreth një orë, pastaj shpëlajini me ujë të vakët dhe pak shampo.

KANELLA: Disa betohen në emër të saj. Hap ngjyrën e flokëve dhe u jep një shkëlqim disi të kuqrremtë. Në një enë të pastër shtoni sasi të njëjtë kanelle dhe kondicioneri (zbutës flokësh) dhe pasi të jeni larë aplikoni përzierjen në flokë të lagura. Fërkojini flokët mirë dhe i krihni me kujdes që përzierja të përhapet në të gjithë flokun. Qëndroni kështu tre ose katër orë dhe pastaj lahuni. Në qoftë se doni të keni efekte më të mira, aplikojeni në darkë dhe lahuni në mëngjes.

KAMOMILI: Pothuajse të gjitha kemi dëgjuar nga gjyshet tona se kamomili është aleati më i mirë i flokëve të verdha. Përveç ngjyrës së artë që u jep, i ushqen në rrënjë, duke i bërë më të dendura, më të forta dhe natyrisht më shkëlqyese. Zieni pak kamomil dhe lagni flokët me të, qëndroni në diell një ose dy orë, rezultati do t’ju mahnisë.

KOMBINIME: Merrni pak uthull (një filxhan kafeje), gjysmë limoni (të shtrydhur), një filxhan lëng kamomili dhe një kokërr vezë, përziejini bashkë dhe pastaj lyeni flokët me kokteilin e përgatitur, lereni të veprojë rreth 25 – 30 minuta dhe më pas lahuni si zakonisht./AlbStroka.com/

 

© AlbStroka.com

albania_street_style_lorena_stroka_foto_albstroka_blogalbania-tirana-street-style-lorena-stroka-foto-biografialorena_stroka_foto_albania_street_stylelorena_stroka_foto_tirana_street_style_albstroka_bloglorena_stroka_albania_street_style_albstroka_blog_2017lorena_stroka_fotooooooooooolorena_stroka_fotografi_albstroka_bloglorena_stroka_foto_wikipedia_albstroka_blog

lorena_stroka_foto_biografia_wikipedia

lorena_stroka_foto_biografia_biography_wikipedia_albstroka_facebooklorena_stroka_foto_biography_biografia_albstroka_facebook

lorena_stroka_foto_albstroka_biografia_facebooklorena_stroka_photos_albstroka_blog_facebook

lorena_stroka_biografia_biography_fotolorena_stroka_foto_biography_kacurrela

lorena_stroka_fotografi_2016

lorena_stroka_foto_biografia_biographylorena_stroka_foto_biografia_wikipedia_biography_jeteshkrimi_albstroka_facebook

lorena_stroka_foto_biografia_biography_wikipedia_albstroka_facebook

lorena_stroka_foto_biografia-2016

lorena_stroka_foto_biografia_wikipedia_street_style_gazeta_albstroka

Lorena_Stroka_foto_biografia_poertret_bardhe_zi_2016

lorena-stroka_foto

lorena_stroka_foto_albstroka_blog

lorena-stroka-foto-biografia-albstroka

lorena_stroka_biografia_albania-street-style-albstroka-bloglorena-stroka-foto-biografia-albania-street-style-albstroka-bloglorena-stroka-foto-biografia

Lorena_Stroka_BIOGRAFIA_FOTO_ALBSTROKA_BLOG

LORENA_STROKA_FOTO_BIOGRAFIA_PARTNERI_ALBSTROKA_BLOG

lorena_stroka_foto_biografia_albstroka_blog_lorena_stroka_facebook

lorena_stroka_biografia-wikipedia_albstroka_blog_lorena_stroka_foto

lorena_stroka_biografia_foto_lorena_stroka_moshalorena_stroka_foto_biografia_albstroka-facebook_blog

lorena_stroka_foto_albstroka_blog_lorena_stroka_biografia

albstroka-lorena-stroka-street-style-fund-i-kuq-red-skirt-blonde-hair-red-lips-lorena-stroka-photos

LORENA-STROKA-ALBSTROKA-BLOG-FOTO-LORENA-STROKA-STREET-STYLE

lorena-stroka-foto-29-qershor-2014-outfit-of-the-day-lorena-stroka-style13lorena-stroka-foto-mars-2014-albstroka1lorena-stroka-fotografi-perkthyese-shkrimtare-shqiptare-albstroka-20142

lorena_stroka_foto_albstroka_wiki_biografia_jeteshkrimi_poete_perkthyese_artikullshkruese_shqiptare_albstroka-1

lorena-stroka-floke-me-kacurrela

lorena-stroka-foto

lorena-stroka-albstroka

lorena-stroka-foto

lorena-stroka-albstroka-fotoooo

lorena_stroka_biografia_foto_perkthyese-shkrimtare_gazetare_shqiptare

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top