You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Ndihmë!

Ndihmë!

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Nicanor P

Se si erdha këtu s’e di,
rendja i lumtur,
me kapelen në dorën e djathtë,
pas një fluture fosforizuese,
që me çmendte nga gëzimi.
Befas u rrëzova,
se ku shkoi kopështi s’e di,
skena ndryshoi tërësisht,
gjak më rridhte nga goja e hunda,
s’e di se ç’ndodhi, sinqerisht,
shpëtomëni menjëherë
ose më mbillni një plumb pas qafe, përfundimisht./AlbStroka.com/
 

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top