You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » NJERIU GJYSMË-UJK I MITOLOGJISË GREKE

NJERIU GJYSMË-UJK I MITOLOGJISË GREKE

Shkëputur nga libri: MITOLOGJIA, FILOZOFËT DHE POETËT E LASHTË GREKË (I) – Lorena Stroka

Mitologjia Greke dëshmon ekzistencën e njerëzve-ujq. Zeusi, hyjnia supreme e panteonit të lashtë grek, i maskuar si udhëtar endacak vizitoi Likaonin, mbretin e Arkadisë.

Mbreti e njohu Zotin e Drejtësisë dhe për të vërtetuar gjithëdijeninë e tij i ofroi mish njeriu për të ngrënë. Mirëpo ngaqë Zeusit nuk i shpëtonte asgjë, iu shmang vaktit të përgatitur nga duart e Likaonit, duke e shtyrë tej gjithë neveri.

Pastaj, i mbizotëruar nga zemërimi, Zeusi shkatërroi pallatin e Likaon dinakut dhe e detyroi ta kalonte pjesën tjetër të jetës së tij si ujk. Megjithatë, ekziston dhe varianti i Pausanisë, ku thuhet se kur Likaoni flijoi një foshnjë në shenjë nderimi ndaj atit të Zotave dhe njerëzve, u kthye në ujk gjakatar./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top