You Are Here: Home » Mjekësi » U zbulua vaksina kundër kancerit të mushkrive

U zbulua vaksina kundër kancerit të mushkrive

Nga Lorena Stroka

Pas një sërë hulumtimesh (plot 25 vjet) mbi sëmundjet që lidhen me duhanpirjen, studiuesit dhe shkencëtarët e Qendrës Molekulare të Imunologjisë, në Havanë arritën të zhvillojnë vaksinën e parë kundër kancerit të mushkrive. Lënda drastike (vepruese) e ilaçit në vaksinë bazohet në një proteinë që e kemi të gjithë kur kanceri është i pakontrolluar. Faktori epidermik i rritjes ka lidhje me shumëfishimin total të qelizave. Sipas udhëheqëses së kërkimit, Gisela Gonzales “me krijimin e antitrupave kundër proteinave që shkaktuan shumëfishimin e pakontrolluar të qelizave ilaçi do të mund ta shndërrojë kancerin në sëmundje të menaxhueshme kronike”. Sipas saj, “është e pamundur të parandalohet sëmundja, megjithatë, vaksina përmirëson dukshëm shëndetin e pacientëve në gjendje kritike”.

CimaVax-EGF ka kaluar përmes shumë studimeve dhe testeve klinike, është provuar në mbi 1000 njerëz në të gjithë ishullin dhe sot shpërndahet falas në të gjitha spitalet e Karaibeve. Studiuesit e CIM planifikojnë të përdorin të njëjtin parim të CimaWax-EFG dhe për trajtimin e shumë tumoreve të tjerë (prostatës, gjirit, mitrës). Kanceri i mushkrive konsiderohet si prej kancerave më të rëndë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja vret 5 milionë njerëz në vit, madje deri në vitin 2030, shifra pritet të arrijë në 8 milionë, në rast se njerëzit nuk ndërmarrin masa të rrepta për ndërprerjen e duhanpirjes.

Në Kubë, ashtu si dhe në shumë vende të tjera në zhvilim, duhanpirja (sidomos puroja) konsiderohet simbol i statusit social. Kanceri i mushkrive, me plot 20.000 viktima në vit, në Karaibe, konsiderohet kërcënim serioz për shëndetin publik. Sot për sot, duhanpirja përbën shkak kryesor vdekjeje në më shumë se 15 provinca të Karaibeve./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top