You Are Here: Home » Kuriozitete » BOTËT E UNIVERSIT (I)

BOTËT E UNIVERSIT (I)

Nga Lorena Stroka

Shamani ka së paku një shpirt (por edhe shumë të tjerë në formë njerëzish, kafshësh pse qeniesh të tjera) që e udhëheqë në punën e vet, me të cilin pas shumë përpjekjesh dhe vetëmbajtjesh është lidhur tepër fort. Sa më shumë lidhet me shpirtrat-ndihmtarë, aq më efikase është energjia e tij. Shpirtrat e gjejnë shamanin (dhe jo shamani shpirtrat), për shkak të qëllimit të mirë që ai ka.

Sipas shamanizmit ka dhe një realitet tjetër të padukshëm që mund ta njohim përmes udhëtimeve shamanike. Shumica e perceptimeve shamanike pranon se ekzistojnë tre botë të ndryshme: Bota e Poshtme, Bota e Sipërme dhe Bota e Ndërmjetme. Këto botë nuk duhet të ngatërrohen me Hadën – botën e të vdekurve apo Parajsën.

Peizazhi i botës së poshtme përbëhet nga male, pyje, liqene, shkretëtira, dete, njëlloj si bota e vërtetë. Për të udhëtuar në të, gjithmonë parashikojmë një hapje në tokë (shpellë, rrënjë peme, vrimë, vullkan etj) ose një hyrje që ndoshta ekziston në realitet përmes së cilës hyjmë e shkojnë në botën e poshtme. Zakonisht hyrja jonë vazhdon përmes një tuneli që të çon drejt së poshtmes. Atje, takojmë gjithmonë një shpirt-ndihmës dhe me qëllim e pyetje konkrete vazhdojmë udhëtimin bashkë me të./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top