You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet, por ja kanë kaluar tre vjet dhe ne akoma s’jemi takuar…

Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet, por ja kanë kaluar tre vjet dhe ne akoma s’jemi takuar…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

“Mali me malin nuk piqet”, thonë në ushtri,
“njeriu me njeriun piqet”,
por ja kanë kaluar tre vjet dhe ne akoma s’jemi takuar…
Një Zot e di se ç’do të bëhet tani që do të hyjmë në të katërtin…
E di? Përditë zihem me zemrën time,
“zemra ime”, i them, “bëj një hap pas,
ka kaq bukuri në këtë botë,
ka kaq mbremje të shtunash për festime e hare,
nuk humbën shanset për përkushtim”.
“Nuk e di se ç’kërkon”, më përgjigjet,
“Të prishën përgënjeshtrimet e panumërta,
dëshpërimi të ktheu në viktimë,
ndalove së besuari në dashuri: po të qaj”./AlbStroka.com/
 
vijon…
 
© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top