You Are Here: Home » 2017 » August

RROKULLISJA

© Lorena Stroka Ajo para, ai prapa, udhës vareshin teposhtë. Befas u dëgjua një rrokullisje, korba grua s’u mbajt dot. Mes ferrash ngeci e shkreta, këmbë e duar u gjakos. Ndihmë, bërtiste nga të çjerrat, burrin luste doemos. Çapin i shoqi s’e shpejtoi, qetë-qetë ecte me nge. E kur afër asaj i shkoi: As një thes moj, i tha, dot s’ngre! Shkëputur nga libri - KUDO DHE ASKUND © AlbStroka.com ...

Read more

Maskë për flokë të dëmtuar, pa shkëlqim, pa volum

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Receta për flokë ka shumë, por jo të gjitha shërbejnë për të njëjtin lloj floku apo problem. Mos i ngatërroni me njëra-tjetrën, as mos i përdorni njëkohësisht, sepse jo vetëm që nuk do të vëreni përmirësim, por do të rrezikoni të humbisni edhe ato që keni. Për shembull, më ka rastisur të dëgjoj me veshët e mi njërën që thoshte: "Po s'më dha efekt kjo, do provoj atë ...

Read more

STUDIM: SA MË TË GJATË E KENI, AQ MË TË MBROJTUR JENI

Nga Lorena Stroka Një studim i kohëve të fundit, i kryer në Universitetin e Queensland, në Australi, ka treguar se mjekra përveç pamjes tërheqëse që i jep fytyrës së një mashkulli, është edhe mjaft e dobishme për shëndetin. Në mënyrë të veçantë ajo ju ofron 90-95% mbrojtje nga rrezet e rrezikshme ultravjollcë, me faktor mbrojtës deri në 21. Në një prononcim të dhënë për The Independent, profesor Parisi shpj ...

Read more

GJËRA QË DUHET TË DISH PARA SE TË PËRDORËSH NJË KREM SYSH

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Edhe pse të gjithë  e dimë që zona përreth syve është më delikatja për t'u trajtuar, kjo pjesë nis të na shqetësojë vërtet, vetëm pasi identifikojmë te vetja shenjat e para të plakjes. Shpesh, padurimësia për t'i eliminuar një sahat e më parë, na bën të mos dimë nga t'ia fillojmë. Prandaj para se të kalojmë te faza e përkujdesjes/trajtimit është mirë të kemi parasys ...

Read more

BOTA E PANJOHUR E DRUIDËVE

Nga Lorena Stroka Legjendat, preparatet popullore, misticizmi dhe natyralizmi janë vetëm disa prej elementëve që plotësojnë imazhin e Druidëve, një bashkësie mistike të Epokës së Hekurit, në një shkrirje fantazie dhe historie. Fjala Druidë e ka prejardhjen nga sanskrishtja dhe do të thotë Lis. Në frëngjisht Druiah ka domethënien e njeriut të mençur. Ndërsa në traditën keltike kishte kuptimin e mendimtarit t ...

Read more

ZOTI MË FALTË – LAMTUMIRË!

Nuk mundem të jetoj më në këtë terrnajë pikëpyetjesh.  As dua t’i përshtatem përulshëm rëndomësisë kolektive. Mos kërkoni të zbërtheni PSE-në mes këtyre pak rreshtave,  as të luani me hamendësime. S'është faji i juaj, që unë zgjodha t'i shkëputem suazës suaj të pritshmërive, për t'i dhënë fund udhëkryqit të të turbulltave mendime.. Zoti më faltë! LAMTUMIRË!   Nga Lorena Stroka Kësisoj shënimesh të shkruara ...

Read more

MJEKËSIA NË SHEKULLIN E 19-të

Nga Lorena Stroka Në shekullin e 19-të, shkenca e mjekësisë ishte shumë pak e përparuar në krahasim me sot. Përveç pamjaftueshmërisë së mjeteve efektive për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, pacientët përballeshin edhe me frikën e varrosjes ë parakohshme, për shkak të mosnjohjes së saj nga ana e shumë praktikuesve të mjekësisë. Asokohe, në Francë, ekzistonin rreth tridhjetë e pesë mënyra për të vendosur n ...

Read more

KUQOSHI

© Lorena STROKA Na ishin dy vëllezër, të gjatë si viganë. Njëri kuqosh, tjetri zeshkan. Mendueshëm i ati, i vështronte përmatanë: "Ky bela kuqoshi, hiç s’më ngjan?!" Të shoqen thërriti, oxhakut, aty pranë. Gjoja për t’i rrëfyer plagën që në zemër mban. "Dikur e shtrenjta ime, sytë gjetkë më vanë, dhelkat e një djallusheje mend në kokë s'më lanë." "Të kam falur", i thotë e shoqja, çlirët, zëngadalë. "Joshja ...

Read more

ZBULOHET VAJI QË LUFTON TULLACLLËKUN NË PAK JAVË

Nga Lorena Stroka A mund të kurojë kungulli tullacllëkun e meshkujve? Sipas një studimi korean kjo mund të jetë absolutisht e vërtetë. Për të qenë sa më të sigurtë për efektshmërinë e vajit në fjalë, shkencëtarët kryen një test disa javor. Në mënyrë të veçantë, ata zgjodhën 76 persona të gjinisë mashkullore me probleme të dukshme tullacllëku, të cilëve u dhanë për njëzetë e katër javë rresht nga 400 miligra ...

Read more

AQ SA NUK DINI PËR GJËNDRAT E DJERSËS

Nga Lorena Stroka Sipas specialistëve të fushës, në të gjithë trupin e njeriut ka gati 4 milionë gjëndra djerse, ku pjesa më e madhe e të cilave gjenden te pëllëmbët  e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla. Gjëndrat e djersës janë të ndara në dy lloje: apokrine dhe ekrine. Njeriu mesatar prodhon rreth gjysmë litër djersë në ditë. Kjo është tepër jetike për mbijetesën, pasi përbën rregullator naty ...

Read more

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top