You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » 18+/ NJIHUNI ME TEKNIKËN MË TË RE TË SEKSIT PËR ORGAZMA SHPËRTHYESE

18+/ NJIHUNI ME TEKNIKËN MË TË RE TË SEKSIT PËR ORGAZMA SHPËRTHYESE

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-nudo-biografia-wikipediaNga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kamasutra mund të përbëhet nga 69 pozicione të nxehta seksi, por, jo gjithkush ka mundur t’i praktikojë ato. Shumë herë kënaqësia e orgazmave ulëritëse mbetet një dëshirë e vënë në pikëpyetje për shkak të rrethanave. Mospasja e një fiziku të palestruar, në përputhje me pamundësinë e gjetjes së një partneri të gatshëm për eksplorime të reja, çojnë në anulimin e planeve për çaste të paharruara seksuale.

Nëse do të kryenim një anketim anonim rreth pozitave më të zakonshme në çift, është e sigurt që shumica e të pyeturve do të përgjigjej se ato janë dy: pozicioni i misionarit, ku femra qëndron mbi mashkullin dhe pozicioni lopthi, ku mashkulli kryen “detyrën” e vet prapa femrës.

Mirëpo nisur nga fakti pjesa më e madhe e femrave  e ka të vështirë përjetimin e një orgazme të mirëfilltë, pa shenja shtirjeje, “antidota” më e mirë për këtë do të ishte të provuarit e një teknike të re, CAT (coital alignment technique).

CAT është versioni i modifikuar i pozicionit të misionarit. Pozita e dy partnerëve është e njëjte si te misionari, me të vetmin ndryshim që trupi i mashkullit rri më lart në njërën anë, në mënyrë të tillë që gjoksi i tij të jetë më afër supeve të femrës. Në këtë pozicion, gruaja i mban vithet paksa lart, gjë që ndihmon në fërkimin e klitorisit me bazën e penisit.

Në kontakt e sipër, pra, gjatë penetrimit, mashkulli nuk e lëviz legenin dhe penisin para-pas (siç ndodh rëndom), por, mundohet që përmes lëvizjeve të njëkohshme me gruan, të krijojnë së bashku një lëvizje speciale lart-poshtë, duke  “e humbur” penisin thellë brenda saj.

Rrjedhimisht, ndryshe nga depërtimi i zakonshëm horizontal, penisi zhytet në vaginën e përndezur të femrës më vertikalisht, në një kënd rreth 45 gradësh më poshtë. Përveç kësaj, rritja e fërkimit të klitorisit me kockën e legenit te baza e penisit të mashkullit, siguron stimulim më të madh dhe orgazma shpërthyese./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top