You Are Here: Home » Gnomonologji » Ti, a i di këto?

Ti, a i di këto?

Nga Lorena Stroka

Dikur, një sofist, iu afrua një prej të urtëve të Greqisë së Lashtë, me shpresën se përmes pyetjeve të tij të ndërlikuara, do ta sillte në pozicion të vështirë. Mirëpo shumë shpejt vërtetoi se ajo që ai mendonte s’mund të ndodhte kurrë në realitet, pasi të urtët, jo padrejtësisht quheshin të tillë.

-          Cila është gjëja më e vjetër?

Zoti, sepse ekzistonte gjithmonë.

-          Cila është gjëja më e bukur?

Universi, se është vepër e Zotit.

-          Cila është gjëja më e madhe?

Hapësira, se përmban gjithçka që është krijuar.

-          Cila është gjëja më e qëndrueshme?

Shpresa, sepse qëndron gjithmonë me njeriun, akoma dhe kur i ka humbur të gjitha.

-          Cila është gjëja më e mirë/bukur?

Virtyti, se pa atë s’ka asgjë të mirë/bukur.

-          Cila është gjëja me e shpejtë?

Mendimi, sepse brenda një minute mund të fluturojë përtej gjithçkaje.

-          Cila është gjëja më intensive?

Nevoja, sepse e bën njeriun të aftë të përballojë të gjitha rreziqet e jetës.

-          Cila është gjëja më e lehtë?

Të japësh këshilla.

-          Cila është gjëja më e vështirë?

Të njohësh Vetveten!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top