You Are Here: Home » Gnomonologji » Në kërkim të… kulturës

Në kërkim të… kulturës

Nga Lorena Stroka

Le të mësojmë të mendohemi para se të shprehemi… Krijuesi na dha dy vesh për të dëgjuar dhe një gojë për të thënë gjysmën e atyre që dëgjojmë! Fatkeqësisht, ne e ndryshuam, kemi “një vesh” që dëgjon pak, dhe “dy gojë” që flasin shumë…

Ngado që të kthehemi dëgjojmë për njerëz me kulturë, të ditur e me vlera të mëdha. Në këtë pikë nuk flas për ata “intelektualë” të cilët kanë kornizuar mureve të zyrave me dhjetëra kartona të blerë, por për diçka tjetër më thelbësore. Pra, për ata njerëz që sinqerisht nuk jam e sigurtë nëse ekzistojnë…

Tre njerëz të kulturuar (sipas kohës së tyre) pyetën Sokratin (filozofin e madh Grek) që t’u përkufizonte “njeriun e kulturuar”. Ai nuk përmendi asgjë për akumulimin e njohurive lidhur me studime të vazhdueshme, shkenca apo libra të panumërt.

“Kultura” u tha “është çështje sjelljeje”. Cilët njerëz konsideronte Sokrati të kulturuar?

-          Para së gjithash, ata që kontrollojnë situatat e pakëndshme, në vend që të kontrollohen nga ato.

-          Ata që i trajtojnë të gjitha faktet me kurajo dhe logjikë.

-          Ata që janë të ndershëm në të gjitha raportet e tyre me të tjerët.

-          Ata që përballojnë situata të vështira dhe njerëz të pakëndshëm me dashamirësi.

-          Ata që kontrollojnë kënaqësitë e tyre.

-          Ata që nuk u mundën nga fatkeqësitë apo dështimet e tyre.

-          Ata që nuk janë korruptuar nga sukseset apo lavdia!

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top