You Are Here: Home » Kuriozitete » 12 piktorë në një!

12 piktorë në një!

                                        Nga Lorena Stroka

Lojrat që të luan ndonjëherë fati janë me të vërtetë të çuditëshme, dhe këtë e di më mirë se cilido tjetër, Kim Noble, ose të paktën një nga dymbëdhjetë vetët e saj. Artistja e talentuar nga Britania e Madhe vuan nga një lloj i veçantë ç’rregullimi, si pasojë e të cilit ka krijuar 12 pesonalitete paralelisht. Madje që të 12… Kim Noble kanë talent në pikturë. Por e jashtëzakonshmja e çështjes është se krijimet e saj artikstike janë të ndryshme midis tyre, analogisht se cili personalitet… udhëheq trupin e saj, gjatë realizimit… Ndikime të ndryshme, rryma të ndryshme artistike, motive të ndryshme të dizanjuara nga të njëjtat duar. Secili personalitet ka stilin e tij të veçantë. Disa preferojnë krijimet njëngjyrëshe, ndërsa ca të tjera ato shumëngjyrëshe. “Është e çuditëshme por nganjëherë nuk mbaj mend se çfarë ka bërë personaliteti që më kontrollonte”, theksoi piktorja 47 vjeçare, pikturat e së cilës janë ekspozuar në 27 ekspozita. Imagjinoni, se sa para mund të fitojë, pasi pikturon si 12 piktorë të talentuar…

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top