You Are Here: Home » Kuriozitete » 116 vjet pa… SEKS!

116 vjet pa… SEKS!

Nga Lorena Stroka

Një burrë 116 vjeç nga Ukraina, thotë se nuk ka bërë kurrë seks me grua. Grigoriy Nestor, nga fshati Stariy Yarichev tha se në bazë të fesë së krishterë marrëdhëniet seksuale paramartesore janë të ndaluara… kjo ishte edhe një nga arsyet që s’tentoi të provonte kënaqësinë e mishit.

“Njerëzit si unë, që nuk janë martuar kurrë rrojnë më shumë se të tjerët që zihen përditë me bashkëshortët e vet, grindjet nuk bëjnë mirë për shëndetin”, deklaroi me krenari fermeri njëqindvjeçar.

Në një intervistë të dhënë për gazetën lokale “Komsomolskaya Pravda”, tha se ka shkuar në mjediset e shkollës së fshatit vetëm dy herë, aq sa për të mësuar të shkruajë emrin e vet. “Sa më pak di, aq më shumë rron. Injoranca sjell lumturi dhe jetëgjatësi, theksoi Grigoriy Nestor./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top